Supergjobë për Kukësin para finales së nesërme

0

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar sot vendimet në lidhje me ngjarjet e fundjavës në futbollin shqiptar.

Në qendër të vëmendjes ka qenë beteja e “Zeqir Ymerit”, ku Kukësi u ndesh me Laçin, në një sfidë që nuk ka pasur kurrë dashuri brenda. Për sjellje të gabuar në mënyrë të përsëritur të spektatorëve, Kukësi është gjobitur me 400.000 lek (të reja), një shumë aspak e vogël, sidomos duke marrë parasysh faktin se në ndeshjen kundër Laçit hyrja ishte falas dhe nuk është se klubi ka arkëtuar ndonjë gjë për të amortizuar humbjet.

Edhe Tirana është gjobitur, por me 100.000 lekë, ashtu si Sopoti në Kategorinë e Parë, ndërkohë që trajneri i sapokthyer te Laçi, Stavri Nica, e ka nisur me një “karton të verdhë” nga Disiplina, pasi refuzoi të fliste për mediat pas ndeshjes në Kukës.

Vendimet e Disiplinës

Zyrtari i KF “Luftëtari”, Marko Sovanoviç, paralajmërohet se në rast përsëritje do të jetë subjekt i ndëshkimeve që përmban kodi i disiplinës sportive, në bazë të nenit 13 të KDS.

KF “Tirana” për sjellje të gabuar të tifozerisë së saj dënohet me gjobë me vlere 100.000 (njëqindmijë) lekë , bazuar në nenin 65/1.a dhe 66/1 të KDS.

Zyrtari i KF “Laçi”, Stavri Nica, në bazë të nenit 8/3 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike për Kategorinë Superiore dhe nenit 13 te KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të mosprononcimit për media do të jete subjekt i ndëshkimeve që përmban kodi i disiplinës sportive.

Zyrtari i KF “Laçi” Kleo Laskaj, për protesta me fjalë ofenduese dënohet me pezullim e 2(dy) ndeshjeve nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS.

KF “Kukësi”, për sjellje të gabuar në mënyrë të përsëritur të spektatoreve të saj, dënohet me 400.000 (katërqind mijë) lekë gjobë, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/1 të KDS.

Lojtari i KF “Erzeni”, Ervis Kllari, për sjellje jo sportive dhe ofendime ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 49/1.a të KDS.

KF “Sopoti”, për shkelje të parimeve fair play duke kryer sjellje josportive në fushën e lojës, dënohet me 200.000 (dyqind mijë) lekë gjobë, bazuar në nenin 56/1 të KDS. Në aplikim të nenit 136 gjoba paguhet në masën 50% të gjobës.

KF “Kevitan”, paralajmërohet se ne rast përsëritje do të jetë subjekt i ndëshkimeve që parashikon kodi i disiplinës sportive.

KF “Kukësi B ”, paralajmërohet se ne rast përsëritje do të jetë subjekt i ndëshkimeve që parashikon kodi i disiplinës sportive.

Zyrtari i KF “Albpetrol”, Marjus Kapaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me pezullimin e 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/2.b të KDS.

Lojtari i KF “Vora”, Serxhio Ceka, për lojë të rënde duke përdorur dhunë fizike ndaj lojtari kundërshtar dënohet 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.b të KDS.

Lojtari i KF “Tepelena” Sorkadh Cana, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e ofenduar me fjalë dhe gjeste, dënohet me 6(gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS.

KF “Elbasani” U-19, për sjellje të gabuar të tifozerisë, duke shkaktuar ndërprerjen e lojës, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore në stadiumin përkatës, në baze të nenit 65/3.b të KDS.

Lojtari i KF “Shkendija” U-19, Alkid Kastrati, për provokim të publikut do të dënohet me pezullim nga gara për 2 (dy) ndeshje si dhe me gjobë me vlerën 500.000 (pesëqind mijë) lekë, në baze të nenit 53/1 të KDS. Në aplikim të nenit 136/e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

Zyrtari i FC “Internacional” U-17, Elvis Plori, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes do të dënohet me 2(dy) ndeshje në bazë të nenit 56/1 të KDS.

Lojtari I FC “Internacional” U-17, Joan Cela, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes do të dënohet me 4(katër)ndeshje në bazë të nenit 49/1.a të KDS.

KF “Korabi” U-17 për mos paraqitje në ndeshjen me KF “Akademia AAS “ U-17 në bazë të nenit 55 të KDS dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0.

KF “Burreli” U-19 për mos paraqitje në ndeshjen me KF “ Shkendija B.T” U-19, në bazë të nenit 55 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0.

KF “Tomorri” U-17 për mos paraqitje në ndeshjen me KF “Butrinti” U-17, në bazë të nenit 55 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0.

KF “Vlora” U-17, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshje me KF “Apollonia U 17, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 si dhe zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi, bazuar në nenin 54/1 të KDS.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK “Partizani’ U-19, Marjo Bajramaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit në bazë të nenit 33 të KDS.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të “AF Dinamo’ U-19, Igli Çela dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit në bazë të nenit 33 të KDS.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.