Superclasico luhet sot… nëse pranon Boka!

Në teori, sot në mbrëmje, në orën 21.00 me orën tonë, do të luhet Superclasico, River-Boka, që do të përcaktojë fituesin e Copa Libertadores, trofeu më i rëndësishëm për klube në Amerikën e Jugut, që kurrë nuk ka parë një finale të tillë.

Duhej të luhej dje, por dhuna fitoi ndaj futbollit, me tifozët e Riverit që sulmuan autobusin e Bokas dhe disa lojtarë që u dëmtuan. Shtyrje orari, debate, protesta nga Boka dhe urdhra absurde për të luajtur nga Conmebol, por në fund ndeshja u shty, mes kaosit jashtë stadiumit dhe rrëmujës në Monumental, ku prej orësh ishin ngjeshur mbi 60 mijë tifozë.

Image result for Monumental

Karlos Tevez deklaroi mbrëmë se kjo ndeshje nuk duhet të luhet fare dhe sulmuesi Benedeto i nevrikosur tha: “Le t’ia japin kupën Riverit, meqë ka miq të fortë në Conmebol”.

Presidenti i Bokas Daniel Anxheliçi i ka kërkuar skuadrës dhe ka deklaruar publikisht se e do fitoren në fushë, por Tevez ka folur ndryshe dhe një pjesë e kryesisë së klubit kërkon fitore në tavolinë. Pablo Pérez është një ndër futbollistët më të dëmtuar nga sulmi i djeshëm dhe sot nuk do të jetë në dispozicion, ndërsa Boka bazohet te rregullorja, sipas së cilës klubi pritës është përgjegjës për atë që ndodh në fushë dhe jashtë stadiumit. Megjithatë, në raste të tilla ka sanksione të ndryshme, jo detyrimisht humbja në tavolinë.

Image result for Monumental

Trajneri i Riverit, Gajardo, shkoi dhe takoi skuadrën e Bokas, duke thënë se pezullimi ishte logjik dhe duke shtuar me dëshpërim “shfaqja duhet të vazhdojë”. Të shohim, a do të vazhdojë sot?

Image result for superclasico

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *