Super Vllazni, ndalet Partizani dhe festojnë Kukësi e Skënderbeu

0

Tani të gjithë do të thonë që Skënderbeu e Kukësi i kanë dhënë premio Vllaznisë për të ndalur Partizanin, por kujt i intereson?

Vllaznia ka ndalur te barazimi 1-1 Partizanin, në një ndeshje spektakolare, nga ato që ke qejf t’i shohësh në Superiore dhe ku në fund të dyja palët meritojnë duartrokitje, ashtu si tifozët, që ishin të shkëlqyer, edhe pse “Loro Boriçi” i stërmadh zor se mbushet.

Vllaznia u përfol gjatë gjithë javës se luftoi për Partizanin kundër Kukësit, por kjo e ka ndezur edhe më keq zjarrin shkodran dhe sot ishte një ndër Vllaznitë më të bukura të sezonit, ashtu siç kishte paralajmëruar Cungu.

Edhe pse pa shumë titullarë, trajneri shkodran hodhi në fushë një skuadër mjaft solide e të bukur, që i shkoi shumë pranë fitores, kur Hebaj shënoi në minutën e 76-të, vetëm pak minuta pasi vetë Hebaj kishte goditur një traversë të dyfishtë.

Edhe Partizani luajti një ndeshje burrërore dhe ndoshta nuk e meritonte një ndëshkim aq të rëndë, ndaj goli i Ekubanit në minutën e 80-të ishte i merituar, pas traversës në pjesën e parë.

Në fund, 1-1, duartrokitje për të gjithë, festë për Kukësin e Skënderbeun, por edhe për të gjithë ata që duan një garë të bukur në krye.

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 29-të

 

Vllaznia – Partizani         1-1

Goli: Hebaj 76′ / Ekuban 80′

VLLAZNIA: Selimaj, Gurishta, Bicaj, Pjeshka, Tafili, Gocaj, Kruja, Çinari (Mulemo 90+4′), Kalaja (Pepa 87′), Shtubina (Dyca 90′), Hebaj
Trajner: Armando Cungu

PARTIZANI: Hoxha, Fejzullahi, Krasniqi, Malota, Trashi, Batha, Cetkoviç (Bardhi 77′), Vila, Torasa (Sukaj 90′), Mazrekaj (Bonifejs 71′), Ekuban
Trajner: Sulejman Starova

Kartonë të verdhë: Bicaj 35′, Shtubina 78′, Gocaj 80′ / Fejzullahi 36′, Vila 76′

Gjyqtarë: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi, Denis Agaraj

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image