Super Sadiku i prish ditëlindjen Ajetit

0

Armando Sadiku duket sikur luan prej vitesh te Lugano, sepse tani nuk ndalet më. Sot sulmuesi i kombëtares sonë shënoi golin e fitores 1-0 që Lugano arriti në transfertë ndaj Sant Gallenit.

Një fitore jetike, që e ngjit ndjeshëm në renditje Luganon, aq sa tani sytë janë nga vendi i pestë, vend që mbahet nga Sant Gallen.

Në minutën e 65-të Sadiku lëshoi një predhë nga kufiri i zonës, duke gjetur një gol fantastik, që i dha 3 pikë të merituara Luganos, që është transformuar me sulmuesin kuqezi dhe me trajnerin Tramexani.

Armando Sadiku Goal HD – St. Gallen 0 – 1… by worldfoot

Përballë Sadikut ishte Albian Ajeti, i cili sot mbush 20 vjeç, por edhe pse pati disa shanse, vëllai i Arlindit të kombëtares sonë nuk ia doli të shënonte, duke prishur kështu këtë ditë të shënuar për të.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image