Super Kanselo, por e frenon Dani Alvesh: Askush si unë!

Transferimi i Kristiano Ronaldos te Juventus u cilësua si “blerja e shekullit”, por një tjetër afrim te bardhezinjtë po mahnit me paraqitjet dhe lojën e zhvilluar. Flasim për një tjetër portugez, Zhoao Kanselon, i cili ka si menaxher Horge Mendez, në të njëjtën kohë dhe menaxheri i Ronaldos.

24-vjeçari i krahut të djathtë të mbrojtjes u ble nga Interi dhe është një nga më të dalluarit e ekipit të Alegrit në këtë fillim sezoni. Kanselo është i fortë në mbrojtje dhe shumë aktiv në fazën ofensive. Ndonjëherë del në sulm më shumë sesa shoku i repartit të avancuar dhe kjo gjë e ka bërë të krahasohet me Dani Alvesh.

Braziliani u zbulua nga ekipi i Seviljes, pushtoi botën me Barcelonën, luajti një vit me Juven dhe tani është pjesë e PSG. Ai ka qenë dhe mbetet një nga më të mirët në rolin e vet në këto vite. 35-vjeçarit nuk i kanë mbetur dhe shumë vite karrierë, por ai mendon se është akoma më i miri në rolin e tij. “Jo! Askush nuk është si unë!”, shprehet Dani Alvesh në rrjetet sociale, në një postim qyq e krahasonin Kanselon me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *