Super Doviciozo në San Marino, Dukati feston në shtëpi

Andrea Doviciozo ka fituar Garën e San Marinos gjatë ditës së sotme, duke marrë fitoren e tretë në këtë kampionat. 32-vjeçari i Dukatit zhvilloi një garë pothuajse perfekte dhe nuk e vuri asnjëherë në dyshim vendin e parë. Festë dhe për Dukatin, që triumfon në pistën e Misanon, që cilësohet dhe si gara e shtëpisë për skuderinë italiane.

Në vend të dytë u rendit Mark Markez me Hondën e tij, i cili vazhdon e udhëheq renditjen e përgjithshme për pilotë, ndërsa pjesë e podit u bë dhe britaniku Cal Krutçlov. Valentino Rosi e mbylli në vendin e shtatë, ndërsa shoku i tij i skuadrës së Jamahës, Maverik Vinjales, e mbylli në vendin e pestë.

Horge Lorenco ishte i pafat, sepse spanjolli i Dukatit u rrëzua në xhiron e parafundit, duke humbur vendin e dytë në të cilin ndodhej. Lorenco tentoi t’i afrohej Doviciozos për të tentuar vendin e parë, por nuk ia doli të shmangte rrëzimin vetëm pak km larg finishit.

Mark Markez ka thelluar diferencën e përgjithshme me Valentino Rosin, me “Doktorin”, i cili renditet i treti, ndërsa në vendin e dytë është ngjitur Andrea Doviciozo, i cili është 67 pikë poshtë Markezit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *