Super Bowl i çmendur, Patriots përmbysje historike

0

Për fansat e futbollit amerikan, finalja e madhe e Super Bowl, zhvilluar sot në orët e para të mëngjesit me orën tonë, ka dhuruar spektakël dhe emocione të rralla.

Me një Tom Bredi fantastik, tashmë i konsideruar si më i madhi i këtij sporti, Nju Ingland Patriots triumfuan 34-28 ndaj Atlanta Falkons.

Nëse triumfi i “Patriotëve” ishte i pritshëm, sepse Nju Ingland është skuadra më e fortë në Amerikë dhe në dekadën e fundit ka dominuar totalisht, befasi ka qenë ecuria e ndeshjes.

Atlanta shkoi në avantazh deri në 28-3 rreth 10 minuta para përfundimit, por Nju Ingland vendosi një rekord të ri, sepse asnjë skuadër në histori nuk kishte përmbysur avantazh më të madh se 10 pikë në një finale.

Ndeshja u barazua 28-28 dhe shkoi në shtesë (hera e parë në historinë e finaleve), aty Nju Ingland triumfoi.

Me këtë triumf, Bredi kalon legjendarin Montana dhe siguron gjithashtu titullin e 4-t si lojtari më i mirë i finales. Finalja u ndoq nga rreth 100 milionë shikues në gjithë botën, ndërsa në pushimin e ndeshjes Lady Gaga dhuroi spektakël, me një performancë mahnitëse.

A worldwide audience of more than 100 million watched Lady Gaga perform the half-time show

James White scored the game-winning touchdown to clinch a fifth Patriots title

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image