Sulmuesi që i la të hapur derën edhe Shqipërisë, Kamberi i shënoi Celtic Glasgow

Florian Kamberi ka arritur të shënojë kundër gjigandëve skocezë të Celtik. Ekipi i tij i Hibernian u përball me skuadrën nga Glasgow në një ndeshje të vefshme për Kupën e Skocisë, në të cilën Celtik fitoi me rezultatin 2-5 dhe kalon në fazën tjetër.

Ndërkohë, goli i dytë për Hibernian erdhi nga sulmuesi shqiptar, që me një goditje me kokë në minutën e 58 nuk gaboi ta dërgonte topin në rrjetë. Kujtojmë gjithashtu se Kamberi e ka lënë të hapur mundësinë për të zgjedhur Kombëtaren e Shqipërisë, gjë që do të silllte më tepër cilësi në sulmin e Rejas, duke ditur faktin se sulmuesi shqiptar zotëron aftësi të mira në driblim dhe një nuhatje për golin. /Sport Ekspres/