Sulmuesi në Premier League tregon rastin e veçantë: U bëra baba kur isha 14-vjeç, kjo më dha shtysë

Një histori e veçantë vjen nga sulmuesi i “Premier League” dhe Aston Vilës, Wesley Moraes. Në një intervistë për “Sky Sport”, ka rrëfyer gjithçka.

Për ta nisur që nga momenti kur është bërë baba, në moshën 14-vjeçare. Gjithçka do të ishte e vështirë për të, por nga ana tjetër i dha edhe një shtysë të madhe për të vazhduar në futbollin profesionist.

“U bëra baba për herë të parë kur isha vetëm 14-vjeç. Ishte e vështirë sepse përgjatë kësaj kohe unë duhet të luaja edhe futbollin profesionist. Duhet të punoja gjatë ditës dhe të shkoja në stërvitje në mbrëmje. E marr mamanë time çdo ditë pas stërvitje.

Ajo është gjithçka për mua, pasi babai ka ndërruar jetë kur unë isha vetëm 9-vjeç. Kur ndërroi jetë babai ishte e vështirë, mamaja ishte vetëm me mua dhe vëllezërit e mi. Ajo ka punuar shumë për ne dhe unë bëj gjithçka për të. Influenca më e madhe për futbollin ishte fëmija i parë. Duhet të bëja çdo gjë për t’u bërë futbollist”, ka thënë Wesely. /Sport Ekspres/