Sulmuesi më i fortë dhe arma e Partizani, Belica flet pa “doreza”

Egzon Belica është një nga lojtarët kryesorë të Partizanit dhe sot ai u paraqit në konferencën e zakonshme për shtyp krah trajnerit Skënder Gega, Mbrojtësi i qendrës foli për ndeshjen e radhës me Laçin, situatën në ekip dhe zbuloi sulmuesin më të vështirë që ka hasur në Superiore. Ai është i qartë, teksa thekson se të kuqtë duhet t’i marrin ndeshjet një e nga një deri në fund të kampionatit.

-E prisni, që brenda dy javësh të ishit në këtë diferencë pikësh?
-Kur vjen tek ekipi i Partizanit qëllimet janë të qarta. Ne si futbollist, të mos them se e prisnim, por e dëshironim. Të tjerët ndoshta kanë qenë skeptikë për ekipin tonë, por ne e donim vendin e parë dhe e duam ende. Nuk ka ndonjë diferencë të madhe pikësh, kampionati ynë është i vështirë dhe jue dini më mirë këtë. Duhet të bëjmë punën tonë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një, duke filluar nga takimi i nesërm.

-Çfarë ka më shumë Partizani se Teuta ose Kukësi?
Suksesi i këtij Partizani nuk kanë qenë individët dhe mund ta them me plot gojën se ka qenë grupi. Kemi një grup shumë të mirë, si nga lojtarët si nga stafi. Ka funksionuar gjithçka sikurse duhet.

-Çfarë ju shqetëson nga ekipi i Laçit? Ju intereson barazimi?
Si në çdo sfidë tjetër do të futemi për të marrë fitoren, pastaj futbolli i ka të tri rezultatet brenda dhe nuk i dihet se si do të shkojë ndeshja. Nuk na frikëson diçka, por nuk duhet t’i marrim sfidat lehtë. Në ato momente e vëmë veten në vështirësi më të mëdha.

-Me kë ndjeheni më mirë në qendër të mbrojtjes? Si ia keni dalë të përshtateni kaq shpejt?
Rexhepi është lojtar shumë i mirë. Ai ka bërë mirë në 3 ndeshjet e para, por nuk është se e vendos unë se kush do të luajë. Kushdo që të jetë, jam i sigurt se mundohet të japë më të mirën.

-Kush ka qenë sulmuesi që ju ka vënë më shumë në vështirësi?
-Nuk do doja të përmendja emra. Vjet, sulmuesi i Skënderbeut, Soue, ka qenë me të vërtetë i fuqishëm. Na ka vendosur në vështirësi.

-Si është atmosfera në skuadër?
-Tani nuk është se  ka presion, por atmosfera në ekip është e jashtëzakonshme. shtatë pikë nuk janë shumë. Duhet t’i marrim ndeshjet një

-Laçi vjen pas dy humbjeve, a ua vështirëson kjo objektivin tuaj?
-Nuk do të thosha kështu. Laçi ka një ekip të mirë, edhe pse ka pasur vështirësi 2-3 javët e fundit. Kjo nuk do të thotë se do e kemi të lehtë. Duhet të futemi të përqendruar maksimalisht dhe të mundohemi të marrim më të mirën.

FLORIAN ALLA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *