Sulmuesi ideal për Konten, Interi nis sulmin për kroatin

Interi po punon në disa fronte për përforcimin e skuadrës. Emri i fundit që ka dalë në skenë është një sulmues, i cili e njeh mirë Serie A.

Antonio Konte i pëlqen shumë karakteristikat e tij dhe i ka kërkuar drejtuesve ta transferojnë në San Siro. Flasim për Ante Rebiç, sulmuesin kroat të Ajntrahtit të Frankfurtit.

25-vjeçari ka luajtur më parë me Fiorentinën, ndërsa kalimi në Bundesligë e ka rritur shumë si futbollist. Rebiç zhvilloi një Botëror fantastik me Kroacinë e tij dhe ishte një hap larg finales së Ligës së Europës me Ajntrahtin, ekip me të cilin shënoi 10 gola sezonin e kaluar.

Ante Rebiç

Marota dhe Auzilio kanë nisur negociatat dhe po synojnë të fitojnë garën për shërbimet e Rebiç, i cili ka edhe disa oferta të tjera nga ekipe të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *