Sulmuesi i ri i Kukësit zbarkon në Tiranë

0

Sulmuesi i lajmëruar me bujë se do të firmosë për Kukësin, Rauf Alijev, ka zbarkuar sot në Tiranë. 28-vjeçari është takuar me presidentin Safet Gjici, duke u prezantuar dhe duke biseduar edhe për kontratën e re, përveçse për objektivat e klubit dhe natyrisht ato të sulmuesit.

Azerbajxhanasi do të prezantohet nesër në mesditë dhe merr përsipër një barrë shumë të rëndë, sepse pason Pero Pejiçin. Megjithatë, Alijev shënoi 11 gola në 26 ndeshje kampionati me Inter Bakun sezonin e shkuar dhe ka një CV të pasur, me shumë ndeshje ndërkombëtare, si me kombëtaren, ashtu edhe me klubet.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here