Sulmuesi i Kukësit jep njoftimin: Lirojmë shtëpinë në Kosovë për familjet e goditura në Shqipëri

Tërmetet po vazhdojnë në Shqipëri dhe duket se nuk kanë të ndalur, pasi një tjetër lëkundje e fuqishme ka ndodhur rreth orës 15:45. Duke parë të gjithë gjendjen e krijuar, edhe sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku ka nxjerrë një njoftim në “Facebook”.

Atje shkruhet se familja është e gatshme të lirojë shtëpinë në Kosovë, Kamenicë më saktësisht, për 1-2 familje që janë të prekura dhe të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore në Shqipëri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *