Sulmuesi i Kombëtares në udhëkryq, ekipi i tij nuk e do më

Merkatoja e verës ka qenë shumë impenjative për futbollistët me origjinë shqiptare. Shumica e lojtarëve të kombëtares kanë qenë në merkato. Një pjesë janë ende pa ekip, disa se ekipet e tyre ranë nga Kategoria, e të tjerë se nuk preferohen më nga skuadrat aktuale.

Rasti i fundit është ai Valon Ahmedit. Sulmuesi i Mariborit nuk ka më asnjë impakt në skuadrën sllovene dhe ka përfunduar jashtë ekipit. Në Europë nuk ka luajtur për asnjë minutë, pavarësisht se kishte shumë dëshirë të luante kundër Partizanit.

23-vjeçari ka humbur shumë terren, pasi dhe sezonin e kaluar nuk pati shumë minuta në dispozicion. 16 ndeshje, 7 si titullar, vetëm 1 gol. “Sport Ekspres” mëson se Maribori është i gatshëm që ta lërë të lirë, por kërkon 40 mijë euro në këmbim. Shifër thuajse qesharake, por sllovenët vetëm duan që ta largojnë, pasi Ahmedi ka mbetur jashtë skuadre dhe nuk është në planet e trajnerit.

Ai ishte një nga emrat që patëm pritshmëri të madhe në momentin që iu bashkua kuqezinjëve, por ka humur shumë terren. Shqiptari mund të shohë dhe Kategorinë Superiore, nuk përjashtohet si alternativë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *