Sulmuesi i jep fund te Bajerni, gjen “kontratën e jetës” në Kinë

Aventura e Sandro Vagner te Bajerni i Mynihut nuk do të zgjasë më shumë se një vit. “Sky Sports” raportn se sulmuesi gjerman do të largohet drejt kampionatit kinez, ku do të firmosë për skuadrën e Tianzhin TEDA.

Detaji më interesant i kësaj marrëveshje është paga e çmendur që do të përfitojë lojtari. Plot 15 milionë euro për dy sezone. Sigurisht për këtë marrëveshje merita duhet t’i shkojë dhe agjentit të lojtarit.

Për të zëvendësuar Vagnerin, drejtuesit e Bajernit kanë hedhur sytë nga futbollisti serb Luka Joviç, i cili ka spikatur me sezonin e shkëlqyer që ka zhvilluar me Ajntrahtin e Frankurtit, ku ka shënuar 13 gola në 17 aktivizime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *