Sulmuesi i Iranit braktis kombëtares, shkak mamaja

Irani doli që në grupe nga Kupa e Botës, por u paraqit në mënyrë madhështore dhe grumbulloi 4 pikë, duke qenë shumë pranë kualifikimit historik.

Megjithatë, duket se në Iran ka pasur shumë zhgënjim dhe zemërim dhe sulmuesi Sardar Azmun ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja, edhe pse vetëm 23 vjeç.

Arsyeja? Ofendimet ndaj kombëtares dhe ndaj mamasë së tij!

Vetë sulmuesi që luan te Rubini në Rusi ka shpjeguar: “Isha i lumtur në këtë periudhë, sepse mamaja ime mposhti një sëmundje serioze. Megjithatë, kritikat që kemi marrë unë dhe shokët e mi ia kanë përkeqësuar sërish shëndetin dhe stresi ka qenë i jashtëzakonshëm. Për këtë arsye, jam para një zgjedhjeje dhe detyrohem të zgjedh familjen time. Është një vendim shumë i ndërlikuar, sepse kam bërë shumë sakrifica për të kapur kombëtaren”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *