Sulmuesi i Interit drejt Anglisë, akordi shumë pranë

Sulmuesi i talentuar i Interit, Xhorxh Pushkash, është shumë pranë një kalimi te Birmingam në Angli. Ekipi që militon në kategorinë e dytë angleze (Championship), ka shfaqur interes për bomberin 23-vjeçar, që bëri një paraqitje te shkëlqyer në europianin Euro2019 për U-21 vjeçarët.
Pushkash luajti sezonin e shkuar si i huzuar tek ekipi i Palermos, ku në 33 ndeshje, shënoi 9 gola në Serie B. Ndërsa sezonin paraardhës, 23-vjeçari kaloi një tjetër aventurë si i huazuar, tek ekipi i Novarës, ku po ashtu shënoi 9 gola, por në vetëm 19 takime.

Nuk dihet ende sa është shuma konkrete që ka ofruar Birmingam për shërbimet e sulmuesit zikaltër, por në rast të një ofertë rreth 10 milionë euro, Interi vështirë se mund të refuzojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *