Sulmuesi harron paralajmërimin e Arsenalit, kapet duke konsumuar “hippy crack”

0

Lojtarët e Premier League e kanë të pamundur të mos përfshihen në telashe përgjatë kësaj periudhe izolimi. Këtë herë qendrën e vëmendjes e ka marrë sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette. Ky i fundit është fotografuar duke thithur tullumbace “Hippy Crack“, e cila përmban oksid azoti. Diçka të tillë e ka bërë edhe më herët, konkretisht 1 vit e gjysmë më parë, ku ka qenë edhe në shoqërinë e shokëve të skuadrës, Aubameyang dhe Ozil. Për këtë veprim kanë atëherë kanë marrë edhe paralajmërimin nga klubi i Arsenalit, që u ka kërkuar të mos përsëriten gjeste të tilla në të ardhmen.

Por Lacazette duket se e ka harruar vërejtjen e klubit londinez, ndërsa “Daily Star“ bën me dije se sulmuesi ka provuar sërish “Hippy Crack”. Mbetet për t’u parë reagimi i Arsenalit, që mund të marrë masa ndëshkuese për lojtarin e vetë. Ndërkohë thithja e oksidit të zotit nuk është e jashtëligjshme në Angli, por gjithsesi është një gas që mund të rezultojë edhe në fatalitet, teksa 17 persona kanë gjetur vdekjen prej tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.