Sulmohet Pellegrini, por nuk dorëzohet

0

Ditë të vështira për trajnerin e Mançester Sitit, Manuel Pelegrini. Ndoshta ditët më të vështira që nga dita kur ai mori drejtimin e kampionëve në fuqi të Premier Ligës. Pelegrini dhe Siti i tij kanë përjetuar një javë të tmerrshme. Fillimisht humbja me Barcelonën në shtëpi në Champions dhe të dielën humbja ndaj Liverpulit në kampionat që ndoshta e ka nxjerrë përfundimisht jashtë garës për titull kanë qenë dy goditje të rënda. Edhe Pelegrini e di fort mirë këtë gjë. Por presion shtohet. Mëediat angleze as nuk kanë ndër mend të kursejnë trajnerin e Sitit. Geri Nevill e Xhimi Karager kanë kërkuar ndryshime radikale në verë. Komente të tjera bëjnë me dije se Manuel Pelegrini duhet të bëjë gati valixhet, pasi ditëve të tij tek Siti i ka ardhur fundi. Po ashtu dhe tifozët e Sitit kanë nisur të humbasin durimin e tyre me trajnerin e vet dhe kanë nisur të shfaqin shenjat e para për largimin e kilianit.
Reagimi – Në të gjithë këtë histori ka ndërhyrë dhe trajneri Manuel Pelegrini. Kiliani thotë se skuadra e tij duhet të fokusohet në sfidën e radhës. Kampionët u mundën 2-1 në “Anfield” nga Liverpuli, me kilianin që thotë se ata duhet ta harrojnë sa më shpejt këtë disfatë. “Është edhe më vështirë, por e vetmja gjë që ekipi nuk mund të bëjë është të dorëzohet. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë. Ne kemi edhe 33 pikë në dispozicion dhe është e rëndësishme të përmirësohemi dhe të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen e ardhshme”- ka thënë Pelegrini.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here