Sulmi ndaj Hamitit, reagon ish-arbitri i njohur: Shtazarake, të gjithë jemi goditur

Dhuna ndaj arbitrit lezhjan Eldorian Hamiti në përfundim të ndeshjes Kamza – Laçi ka tronditur të gjithë opinion sportiv në Shqipëri.

Ish-arbitri i njohur Sokol Çekaj ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Facebook” në lidhje sulmin që iu bë arbitrit. Në postimin e tij Çekaj sensibilizohet me mikun e tij dhe cilëson arbitrimin e tij si të paanshëm në çdo moment, ndërsa sjelljen e agresorëve ish-gjyqtari e përshkon me një fjalë: Shtazareke.

Postimi i Çekajt –  E papranueshme, shtazarake ajo që ndodhi sot ne përfundim të ndeshjes Kamza-Laçi. Shumë persona do mendojnë që po flas si tifoz meqë unë jam nga Laçi, por jo të jeni të sigurt se po flas si një person që ka shumë vite në arbitrimin Shqiptar dhe po flas pa asnjë tifozllëk.

E kam ndjekur ndeshjen nga minuta e parë deri në minutën e fundit dhe nuk pashë në asnjë moment një dashje nga gjyqtari Hamiti për të mbajtur krahun e njërës skuadër apo të tjetrës skuadër. Dha një penallti neto, penallti në kohën e saktë të shtesës që nuk e përligj atë dhunë të bërë.

Miku im, kolegu im Leli, siç te thërras unë, mos u mërzit, se turpi është i atyre që të goditën jo i joti. Ti je një djalë i mirë, shok i mirë dhe një arbitër shumë i mirë. Të gjithë jemi me ty sot, të gjithë jemi goditur nga pak. Shërim të shpejtë Leli…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *