Sulmi ndaj Dortmundit, për përfitime financiare?

0

Histori e denjë për filma thriller, që për fat nuk u bë histori horror: Borusia e Dortmundit u bë objekt i një sulmi me bomba para ndeshjes së vajtjes kundër Monakos, ku u plagos Mark Barta, por nuk pati viktima.

Pas sulmit, u mendua për terrorizëm me sfond islamik, më pas për sulme të ekstremit të djathtë, por asnjëra teori nuk bindte.

Tani policia gjermane ka arrestuar një rus, i cili dyshohet për sulmet.

Personi në fjalë ka njohuri të mira në lidhje me inxhinierinë elektronike dhe prej ditësh qëndronte në Dortmund, në hotele ku zakonisht qëndronte edhe skuadra e Dortmundit, apo gjatë rrugës që ndiqte autobusi për në stadium.

Në një nga këto hotele, me pamje nga rruga ku ndodhën shpërthimet, rusi kishte kërkuar me këmbëngulje dhomë nga rruga, ndërsa pas shpërthimeve ishte personi më i qetë në hotel, duke shkuar në restorant, ndërsa të gjithë vraponin të tmerruar.

Arsyeja e atentatit? Rusi 28-vjeçar kishte blerë aksione te Dortmundi për 78 mijë euro dhe nëse aksionet e Dortmundit në bursë binin ndjeshëm, siç ndodhi, atëherë fitimet e rusit do të ishin kolosale. Po të vdiste ndonjë futbollist, fitimet shkonin mbi 2 milionë euro, por për fat eksplozivet nuk ishin vendosur në mënyrë perfekte dhe një prej tyre nuk ishte vendosur në tokë, duke humbur fuqi shpërthyese. Çmenduri!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image