Sulmi i radhës ndaj Joakim Lëv: Gaboi totalisht, do ta paguajë!

Prej dy ditësh në Gjermani debati më i madh është ai mbi vendimin e trajnerit Joakim Lëv për t’u mbyllur derën e kombëtares tre lojtarëve më shumë eksperiencë si Boateng, Humels e Myler.

Një vendim i bujshëm, për lojtarë që nuk e kanë kaluar moshën 40 vjeç dhe janë ende të rëndësishëm, por mbi të gjitha Lëv është kritikuar për mënyrën si i përjashtoi, pa i paralajmëruar dhe duke mos e nisur revolucionin kur pritej, pas dështimit në Botëror.

Këtë gjë thekson edhe ish-mesfushori Ditmar Haman, i cili tashmë punon si opinionist për Sky dhe ka qenë mjaft i ashpër në deklaratat e tij.

“Nuk më besohej kur e lexova si lajm, mendova se diçka e rëndë mund të kishte ndodhur. Nëse është thjesht rinovim ekipi, pse nuk e nisi Lëv sapo u mbyll Kupa e Botës? Atëherë njerëzit do e kishin kuptuar”, thotë Haman.

“Ata lojtarë luajtën në Nations League, ndërsa tani dalin të panevojshëm për kombëtaren. Me duket e papranueshme, ata nuk e meritonin një trajtim të tillë.

“Lëv e dinte që kundër Francës dhe Holandës do ishin 4 ndeshje të vështira dhe nuk pati guxim të rinovonte ekipin atëherë, sepse duhej të mbronte vendin e punës. Tani  me një stil aspak të mirë, ai u thotë që nuk ka më nevojë për ta.

“Mendoj se pikërisht për këtë sjellje Lev do të ketë probleme, do t’i paguajë gabimet që po bën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *