VIDEO | Sulmi i Kamzës nuk ndalet, afrimi Izazola shkëlqen në miqësore

Erzeni dhe Kamza janë përplasur sot në një sfidë miqësore, e cila është mbyllur me rezultatin spektakolar 3-5 në favor të djemve të Ernest Gjokës. Sulmuesi i afruar në janar, meksikani Izazola shënoi dy gola, duke treguar dhe një lojë të mirë.

Edhe Martinena gjeti rrjetën, ndërsa Rezi dhe Peçi plotësuan listën e golashënuesve për Kamzën. Objektivi i Gjokës dhe skuadrës periferike të kryeqytetit është të jenë në formë sa më optimale për të përballuar gjysmën e dytë të sezonit, ky synojnë me doemos qëndrimin në Superiore.

Miqësore
E shtunë, 19 janar 2019

Erzeni – Kamza  3-5
Shënues: Izazola x2, Martinena, Rezi, Peçi

Shënkolli fiton miqësoren me Spartakun, një sfidë që bindi trajnerin Kruja, i cili vlerësoi ndryshimin në skuadër. Sot në mesditë, Shënkolli luajti një miqësore me Spartakun e Kategorisë së Dytë, skuadër të cilën e mposhti me rezultatin 2-1, një ndeshje që sipas trajnerit Alket Kruja, tregoi ndryshim pozitiv te skuadra e tij.

“Në pjesën e parë u aktivizuan lojtarët titullarë dhe loja që zhvilloi skuadra kishte ndryshim pozitiv nga miqësoret e kaluara. Në pjesën e dytë skuadra ndryshoi, pasi aktivizova të gjithë lojtarët rezervë”,- tha trajneri i Shënkolli.

Miqësore
E shtunë, 19 janar 2019, ora 12:00

Shënkolli – Spartak  2-0
Shënues: Përgjini, R. Danaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online