Sulmi final për De Ligt, propozimi i Juves tundon Ajaksin

0

Ajaksi po reziston dhe Juventusi nuk po arrin ta bindë për të lënë të lirë Matijs De Ligt. Kampionët e Italisë kanë akordin me lojtarin, ndërsa agjenti Mino Raiola po insiston të bindë klubin holandez.

Bardhezinjtë do të ofrojnë 75 milionë eurot e kërkuara, por ky nuk pritet të jetë biznesi i vetëm me Ajaksin. Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, Juventusi është gati t’i ofrojë Moize Ken kampionëve të Holandës.

“Harkëtarët” e pëlqejnë shumë sulmuesin e ri, por të dy operacionet do të jënë të ndara nga njëri-tjetri. Sakrifica për të larguar sulmuesin e talentuar nuk do të shkojë dëm, pasi “Zonja e vjetër” do të fusë në marrëveshje pikën e riblerjes në të ardhmen.

Të dy lojtarët, si De Ligt dhe Ken, kanë agjent Mino Raiolën dhe ky i fundit po merret me detajet e operacionit të dyfishtë. Mundësi e mirë për të gjithë, klubet dhe vetë futbollistët.

Juventusi i jep goditjen finale në këtë mënyrë shpresave të Barcelonës dhe PSG-së për të siguruar shërbimet e një prej mbrojtësve më të mirë për momentin dhe për të ardhmen.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.