Sulkja: Te Shkumbini do të kthehesha me qejf

0

Nëse më vjen një ftesë, pa dyshim që do t’i përgjigjem, por, që të jem lojtar i Shkumbinit sezonin e ri, më duhet të huazohem nga Bylisi”. Ky është sqarimi i mesfushorit shtatlartë të peqinasve, Sulkja. Teksa pritet që të gjithë lojtarëve, të cilët mbyllën sezonin që shkoi me Shkumbinin t’u bëhet ftesë për të nisur përgatitoren, edhe Sulkja shprehet se është i gatshën.

Lojtari beson se edhe këtë sezon do të gjendet gjuha e përbashkët mes klubit peqinase dhe atij ballshiot. “Kam kaluar momente vërtet shumë të mira këtu gjatë fazës së dytë dhe mendoj se ndjehem shumë mirë. Pa dyshim që ftesës të drejtuesve peqinas do t’i përgjigjem pozitivisht. Shpresoj të gjendet gjuha e përbashkët me drejtuesit e Bylisit, pasi deri në dhjetor më duhet të marr lejen te ky ekip. Mezi po e pres nisjes e përgatitjeve dhe sezonit të ri, pasi besoj se kam shumë për të dhënë në fushë. Në Peqin mund t’i tregoj më mirë vlerat e mia”, – përfundon mesfushori mëngjarash.

Lulezim RESULI

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here