Suksesi i Haland vë në panik federatën norvegjeze, sulmuesit i ndalojnë intervistat

Erlinga Haland është një nga emrat që po merr vëmendjen e të gjithëve këtë sezon. Pas shpërthimit te Salzburg, sulmuesi norvegjez po vazhdon të tregojë aftësitë e tij edhe me skuadrën e Borusias së Dortmundit me të cilët ka shënuar 7 gola në tre takime. Por ky sukses ka bërë që interesi i mediave dhe televizionit të zgjohet për të dhe kjo nuk i pëlqen aspak Federatës Norvegjeze të Futbollit.

Këta të fundit kanë dalë me vendimin se lojtari 19-vjeçar duhet të ruhet nga mikrofonët e gazetarëve, duke ndaluar kështu intervistat e tij. Kjo pasi sa më shumë ekranizohet figura e tij jashtë fushave të futbollit, aq më tepër rriten shanset që Haland të shpërqendrohet nga futbolli i luajtur. Sulmuesi u nevojitet norvegjezëve sa më në formë dhe i përqendruar në ndeshjen që nordikët do të luajnë kundër Sebisë në finalet e Ligës së Kombeve, që rezervojnë edhe një biletë për në europianin e ardhshëm. Kështu, federata e Norvegjisë i jep dritën jeshilë vetëm televizionit të licensuar për të intervistuar talentin e tyre dy herë përpara ndeshjes, ndërsa për shtypin tjetër Haland do të jetë i disponueshëm vetëm në praninë e trajnerit të ekipit Kombëtar Lars Lagerback. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *