“Suksesi i Dibalas e shkatërroi lidhjen tonë”

Antonela Kavalieri, ish-e fejuara e paulo Dibalas, ka folur për të përjavshmen Chi në Itali, duke rrëfyer për herë të parë arsyet e ndarjes nga ylli argjentinas i Juventusit.

“Sa më i famshëm bëhej Dibala, aq më shumë largohej prej meje. U transferova nga Argjentina në Itali për të, pa njohur askënd, por ishte një makth”, tregon Antonela, e cila fajëson Dibalan dhe famën që i ra në kokë. “Popullariteti dhe femrat që mbanin radhën për të e shkatërruan historinë tonë.

Ai ka mohuar gjithmonë që të ketë pasur histori të tjera, por arritëm në një pikë që nuk e besoja dot më, gjithçka ishte e qartë, ndaj bëra gati valixhet dhe u largova. Gjithsesi, vendosa të qëndroj në Itali për të mos u dorëzuar, dua të punoj në televizion, ndoshta kam fatin e bashkëkombaseve të mia Belen Rodrigez e Uanda Nara”.

Paulo Dybala Personal Life

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *