“Suksesi është gjithmonë i arritshëm”, Duka uron skuadrat shqiptare

0

Partizani, Kukësi, Teuta dhe Laçi do të marrin pjesë në kompeticionet europiane dhe kreu i futbollit shqiptar, Armando Duka, i ka uruar të katër skuadrat. Në një postim në faqen e tij zyrtare, presidenti i FSHF-së i ka uruar suksese katër skuadrave pjesëmarrëse dhe ka dhënë një mesazh shumë optimist, duke thënë se suksesi është gjithmonë i arritshëm.

“Suksese Partizanit, Kukësit, Teutës dhe Laçit në përfaqësimin europian! Sot skuadrat shqiptare kanë njohur kundërshtarët e tyre në kompeticionet europiane, UEFA Champions League dhe UEFA Europa League.

Dua t’i uroj të katër skuadrave shumë suksese në këtë garim në sfidat europiane dhe dëshiroj që të shkojnë sa më larg. Me strategji dhe objektiva seriozë për të arritur objektiva të rëndësishëm, si dhe me besim e punë mund të shkoni larg, duke e bërë të pamundurën të mundur dhe utopiken një realitet të prekshëm. Suksesi është gjithmonë i arritshëm! Armand Duka”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.