Sukses kuqezi në Kroaci, Shqipëria U18 merr kreun e grupit

Kombëtarja U18 e Shqipërisë ka regjistruar fitoren e dytë në turneun “Kvarnerska Riviera”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Olsi Uku mundën me rezultatin 1 – 0 Venecian.  Ky rezultat siguron matematikisht kreun e grupit B.

Ndeshja e radhës e kuqezinjve do të jetë kundër kroatëve e NK Vinidol. Takimi i fazës çerekfinale do të zhvillohet më datë 30 maj dhe kundërshtari i Shqipërisë do të jetë skuadra e renditur e dyta në grupin A, ku kundërshtarët e mundshëm janë Zheljezniçar, FK Vardar, Rijeka dhe NK Pomorac.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *