Sukaj thyen Tiranën, Partizani nuk ndalet më

1

Një superderbi, një ndeshje e bukur, me lojë, gola e emocione pa fund. Tirana-Partizani i pati të gjitha dhe në fund fitorja 2-1 e Partizanit ndoshta është një ndëshkim i tepruar për një Tiranë që dha gjithçka në fushë dhe të paktën një pikë e meritonte.

Një përballje fantastike, edhe pse mungonin “Fanatics”, si gjithnjë në konflikt me drejtuesit e klubit, edhe pse këta të fundit u kërkuan paqe të paktën për një ndeshje.

E megjithatë, Tirana luajti mjaft mirë dhe që në minutën e 14-të gjeti golin me sulmuesin Ede, i harruar në zonë, pas një depërtimi të shkëlqyer nga Mervejl.

I tronditur, Partizani vuajti për të gjetur ritmin e duhur dhe Starova ndryshoi gjithçka, duke hedhur në fushë Mazrekajn.

Në fundin e pjesës së parë Batha gjeti golin që riktheu Partizanin fuqishëm: depërtim i mesfushorit, pengim nga Doka dhe 11-metërsh, shënuar nga vetë mesfushori, që është bërë specialist tashmë.

Në pjesën e dytë presioni i Partizanit erdhi duke u rritur, por Tirana nuk qëndronte pasive dhe pati disa mundësi të mira për shënim.

U fut edhe Sukaj, të gjithë në sulm, Mazrekaj goditi edhe traversën me një supergoditje nga distanca, me topin që u përplas mbi vijën fatale dhe u kthye në fushë, por fati i buzëqeshi Partizanit pak minuta më vonë, sepse Sukaj shfrytëzoi në mënyrë perfekte një krosim nga Fejzullahu dhe kërceu fuqishëm, mbi Caken pa eksperiencë, duke shënuar me kokë.

Mbaroi 2-1, por me 4-5 minuta presion konstant nga Tirana, që për pak barazoi. Mëkat për bardheblutë, por ky Partizan është tepër i fortë.

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA e 31-të

E premte, 28 prill, ora 19:00, stadiumi “Selman Stërmasi”

Tirana – Partizani        2-1

Golat: Ede 14′, Sukaj 87′ / Batha 45′ pen.

Tirana: Lika, Doka, Teqja (Cake 59′), Turtulli, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Akuah, Mervejl (Moise 68′), Taku (Kërçiku 80′), Ede
Trajner: Mirel Josa

Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Krasniqi, Malota, Kalari (Mazrekaj 19′), Ramadani, Batha, Vila (Çetkoviç 54′), Torasa (Sukaj 73′), Trashi, Ekuban
Trajner: Sulejman Starova

Kartonë të verdhë: Daja 28′ / Kalari 43′, Ekuban 69′, Krasniqi 72′, Mazrekaj 76′

Kartonë të kuq: Edvan Bakaj 88′ / Ibrahimi 88′

You might also like
1 Comment
  1. arturi says

    Partizani t’i gezohet 3 pikeshit, por Tirana luajti shume mire! Suksese Tiranes ne vazhdimesi dhe i urojme te fitoje kupen!
    Suksese PARTIZANI, te duam kampion! 🙂 🙂 🙂

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.