Suedia nuk e humbet shansin, mposht Rusinë dhe fluturon në gjysmëfinale

0

Viktor Lindelof dhe Markus Berg shënuan nga një gol, duke i dhënë fitoren 2-0 Suedisë ndaj Rusisë këtë të martë, fitore që vlejti edhe fitimin e grupit 2 në Ligën B, falë epërsisë në përballjet direkte.

Të dyja palët e mbyllën me 7 pikë, por Suedia i mori 4 pikë Rusisë dhe tashmë shkon në Ligën A.

Ndërkaq, Turqia ka rënë në Ligën C, pasi e mbylli me vetëm tre pikë.

Lindelof, i shpallur futbollisti i vitit në Suedi, shënoi në minutën e 41-të, ndërsa sulmuesi Berg, i kritikuar ashpër në Kupën e Botës, shënoi një gol me shumë rëndësi në minutën e 72-të.

Tashmë Suedia do të luajë në gjysmëfinalet e Ligës B në Nations League, me synimin për të siguruar sa më shpejt një vend në Euro 2020.

Në ndeshjet e tjera, Portugalia barazoi ndaj Polonisë 1-1 në Ligën A, por ishte ndeshje pa vlerë, sepse portugezët e kishin fituar më parë grupin. Për t’u veçuar goli i Andre Silvës, i cili vijon të shënojë.

Në Ligën C Serbia fitoi 4-1 ndaj Lituanisë dhe Rumania fitoi 1-0 në Malin e Zi, por sërish ndeshje pa vlerë, pasi Serbia e kishte fituar grupin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.