“Suedezi” Fidan Aliti: Ju tregoj pse zgjodha Kalmarin!

Fidan Aliti kishte oferta të ndryshme gjatë dhjetorit dhe janarit. Ai ishte nën kontratë me Skënderbeun, klub që e shiti atë te Kalmari në Suedi. Plot 200 mijë euro në arkat e klubit korçar, që mund të përfitojë edhe në të ardhmen nga shitja e mbrojtësit të qendrës.

Titullari i Kosovës zgjodhi Kalmarin dhe i gjithë synimi ishte që të shkonte në një ekip ku të ndihej i rëndësishëm: “Është e vërtetë, ne folëm me disa klube. Ishin disa klube që më donin, siç është shkruar në media. Për mua ishte e rëndësishme që të ndihesha mirë aty ku do shkoja dhe Kalmari ma jep atë ndjenjë. Më kanë bërë të ndihem mirë dhe më kanë ofruar atë ndjesinë që do të jem i rëndësishëm këtu. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, tregon Aliti për “Fotbollskanalen”.

Kalimin te Kalmari qendërmbrojtësi e vlerëson, teksa shton: “Është një hap i madh përpara për mua. Gjithsesi klubi vjen i pari dhe më pas unë. Do përpiqem të ndihmoj ekipin me të gjithë mundësitë që kam. Do bëj gjithçka për klubin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *