Suarez nuk paraqitet në stërvitje, sulmuesi në mbështetje të…gruas

Luis Suarez nuk është paraqitur në stërvitjen e fundit para takimit ndaj Interit. Mediet në Spanjë bëjnë të ditur se sulmuesi ndodhet pranë gruas së tij, e cila po pret fëmijën e tretë të çiftit. Situata delikate është mëse e kuptueshme dhe tani teknikut Erndesto Valverde mund t’i duhet të hedhë një skuadër pa bomberin nga Amerika e Jugut.

Në rast se Suarez nuk do të jetë i pranishëm në skuadrën e ditës së nesërme, atëherë vendin e tij do ta marrë sulmuesi Munir El-Hadadi, i cili deri më tani nuk është aktivizuar për as edhe një minutë në dy ndeshjet e kaluara të katalanasve në Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *