Suarez dhe Lishtajner nuk bindin, Arsenali i lë të lirë

Stefan Lishtajner dhe Denis Suarez u transferuan te Arsenali gjatë këtij sezoni dhe pritej shumë nga dy futbollistët, sidomos nga Lishtajner, që vinte me një kabinet trofesh shumë të pasur me fanellën e Juventusit. Megjithatë, mbrojtësi zviceran ka qenë zhgënjyes dhe Arsenali nuk ka në plan t’i rinovojë kontratën, që i skadon në fund të sezonit.

Për më tepër, Lishtajner në një intervistë për mediat zvicerane tha: “Te Arsenali erdha që të luaja rregullisht, në mënyrë që të mos humbisja “Euro2020”, pasi te Juventusi nuk më siguruan këtë gjë”. Deklarata e Lishtajner ka acaruar jo pak tifozët e “Topçinjve”, që i dolën kundër në rrjetet sociale.

Përveç Lishtajnerit, as Denis Suarez nuk është një lojtar që pëlqehet nga tifozët dhe klubi. Spanjolli, i ardhur në formë huazimi nga Barcelona, pritet të rikthehet sërish në Katalonjë, pasi “Topçinjtë” nuk janë bindur nga aftësitë e tij dhe nuk kanë ndërmend të paguajnë që të sigurojnë kartonin e plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *