Suarez dëshiron vetëm Interin

0

Mario Suarez dëshiron Interin, dëshiron Roberto Mançinin. Konfirmimi vjen pikërisht nga “Corriere dello Sport”. Suarez dëshiron të shtyjë Atletikon e Madridit që të pranojë ofertën e Interit, pasi ai i ka thënë “po” Mançinit. Megjithatë, Atletiko po mbahet fortë në kërkesat e veta (15 milionë euro menjëherë), ndoshta për të garantuar ndonjë privilegj për të ardhmen e Mauro Ikardit, sulmues të cilin po e projektojnë për sezonin e ardhshëm. Interi është duke shqyrtuar dy variante: huazim për një vit e gjysmë (deri në qershor 2016) dhe më pas detyrim blerje për 15 milionë (që do të paguhet në disa këste), ose huazim me 2 milionë euro për gjashtë muaj me detyrimin për ta blerë në verë për 11 milionë euro (që do të paguhet edhe kjo në këste), plus 2 milionë euro bonuse në varësi të rezultateve të skuadrës. Varianti i parë është më i preferuari për Interin, sepse nuk do të ushtronte presion në skuadër për sistemimin e disa lojtarëve që ka të tepërt në organikë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.