Suarez: Çdokush ka dëshirë të luajë për Liverpulin sot, më parë ishte ndryshe!

Barcelona do të përplasë brirët me Liverpulin në gjysmëfinalet e UEFA Champions League, në një finale të parakohshme. Një përballje speciale, sidomos për Filipe Kutinjon dhe Luis Suarez, dy “ish”-ët e sfidës.

Pikërisht ky i fundit, ka folur për mediat, ku edhe ka deklaruar se Liverpuli i kohëve të sotme nuk është aspak i njëjtë me Liverpulin që ka luajtur Suarez. Uruguajani shtoi se çdokush do të kishte dëshirë të bashkohet me Liverpulin e sotëm dhe se “The Reds”, ndryshe nga më parë, shpenzojnë edhe më shumë tashmë.
“Kur unë isha atje, ishte shumë ndryshe. Ekipi nuk ishte aq i mirë sa është sot dhe atëherë nuk shpenzonin aq shumë sa sot. Çdo futbollist do të kishte dëshirë të bashkohej me Liverpulin sot, më parë ishte ndryshe. Nëse do të kishim fituar kampionatin, mendoj se do të ishte arritje më e madhe se sa do të jetë nëse e fiton ekipi aktual”, përfundoi Suarez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *