Studimi: Usain Bolt është “Supernjeriu”, ndiqet nga… Mo Farah

0

Ish-kampioni olimpik dhe njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt është vlerësuar si “Supernjeriu”, bazuar në aftësitë fizike. Përfundimi erdhi pas një studimi të realizuar mes 2,000 njerëzve të rritur, ku ish-sprintieri u klasifikua në krye të listës. Aftësitë fizike të xhamajkanit janë mbreslënëse, me 32-vjeçarin që po e konfirmon këtë edhe në aventurën e re si futbollist.

Pas Usain Bolt, studimi pozicionoi në vendin e dytë kampionin anglez të maratonave, Sër Mo Farah. Natyralisti i mirënjohur, Sër David Atenbruh renditet në vendin e tretë prej njohurive enciklopedike të natyrës. Legjendat e tenisit Roxher Federer dhe Serena Uilliams pozicionohen përkatësisht në vendet katër dhe pesë.

Sondazhi prodhoi një klasifikim me 10 personat që zotërojnë aftësi, të cilat pjesa më e madhe e njerëzve vetëm mund ti ëndërrojë. Studimi u krye si mënyrë për të lançuar serinë “The Gifted”, e cila do të transmetohet në televizionin “FOX”, ku flitet për njerëz me aftësi mbinatyrale, të ngjashme me ato të mutantëve të filmit “Njerëzit X”.

Për të nxjerrë përfundimet e sondazhit, u bashkëpunua me profesorin e Fiziologjisë, ish-olimpistin Greg Uiti, duke krijuar modelin e cilësive që zotërojnë super-njerëzit e jetës së përditshme. Aty u analizuan përbërja e anatomisë dhe ajo neurologjike e më tepër se 50 njerëzve që aktualisht vlerësohen se kanë fuqi fizike apo mendore më të madhe se ajo e njerëzve të zakonshëm.

Më pas u krijua modeli dixhital i trupit ideal, ku në ndërtimin e strukturës biologjike u morën parasysh aftësia e trurit për të përpunuar informacionet që merr, aftësitë fizike dhe funksionet motorike të trupit. Uiti doli në përfundimin se “Supernjeriu” ideal do të kishte këmbët e Bolt, të cilin fibrat muskulore e ndihmojnë që jetë më i shpejt se 99.9 për qind e popullsisë së tokës.

Trupi ideal do të kishte sytë e Veronika Seider, e cila ka shikimin më të fort në botë, e që dallon detaje deri në 1,6 kilometër distancë. “Supernjeriu” ka mushkëritë e Sër Stiv Redgrave, muskujt e barkut të boksierit antoni Xhoshua dhe krahët e rekordmenit të notit Majkëll Felps, por edhe zemrën e Kris From dhe qafën e Lenoks Ljuis.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.