Studimi/ Trajnerët në Shqipëri janë në fundin e renditjes, me valixhet në dorë mes 110 shteteve

0

Nga Klaudio Ndreca

CIES ka bërë një studim të radhës që këtë herë lidhet me punën e trajnerëve. Duke marrë vende të ndryshme të botës për të treguar jetëgjatësinë që kanë ata me punën e tyre në një skuadër, për të treguar kështu një mesatare.

Në këtë studim që janë përfshirë 110 vende, nuk mund të mungonte edhe elita e Shqipërisë. Sipas kësaj renditje Superiorja gjendet në vendin e 93, pra te fundi duke treguar kështu shkarkimet e shumta dhe të shpejta që vijnë nga drejtuesit e klubeve, ku trajnerët duhet të jenë me valixhet në duar. Vetëm 172 ditë është mesatarja që zgjat një trajner në vendin tonë, ndërsa më të sigurtë janë në elitën e Uellsit me 943 të tilla. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.