Studimi i kryer, Gatuzo lë pas Montelën dhe Inzagin

Sot ka festë në kampin milanist, pasi Xhenaro Gatuzo feston ditën e lindjes. Trajneri i kuqezinjve mbush 41 vjeç dhe urimet për të kanë vërshuara lumë. Klubi i Milani ka zgjedhur një video të bukur për të uruar trajnerin dhe ish-mesfushorin e qindra betejave.

Gatuzo ka arritur t’i rikthejë grintën dhe dëshirën për të bërë mirë ekipit, që ka lundruar në ujëra të turbullta në vitet e fundit. Milani po lufton fort për një vend në Champions dhe Lacio e vendit të katërt është vetëm një pikë larg.

Një studim i “Opta” tregon se Gatuzo është më i suksesshmi nga pesë trajnerët e fundit të Milanit. Ai ka një mesatare prej 1.74 pikësh për ndeshje, pasuar nga Montela me 1.6 pikë për ndeshje dhe Sinisa Mihajloviç me 1.53 pikë për ndeshje. Pas tyre renditen Filipo Inzagi dhe Kristian Broki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *