Studimi i frikshëm/ Me tifozët e Brazilit pas humbjes turpëruese 7-1: Shkakton sulm në zemër

Një studim i frikshëm është publikuar së fundi nga Oksfordi sa i përket tifozëve të lojës më të bukur, futbollit. Sipas tij, sportdashësit e kësaj loje janë më të ekspozuar ndaj problemeve në zemër, për shkak të adrenalinës së madhe. Për bazë është marrë ndeshja mes Brazilit dhe Gjermanisë dhe saktësisht tifozët brazilianë, në atë humbje turpëruese me rezultatin 1-7.

Atje është marrë pështyma e tyre para, midis dhe pas ndeshjes së zhvilluar. Përfundimi ka vërejtur se kishte nivel të lartë të kortizolit të hormoneve, që bën të ketë një rritje të presionit të lartë të gjakut dhe dëmtimin e zemrës që dërgon deri në infarkt. Këtu flitet për tifozët që janë më të apasionuar pas ekipit, ndërsa thuhet se sportdashësit e tjerë të thjeshtë kalojnë një stres të zakonshëm dhe jo shumë ekstrem. /Sport Ekspres/