Studenti vë baraspeshën me Tiranën, ka finale brenda finales

0

Kampionët në fuqi mundin bardheblutë në ndeshjen e katërt finale, duke i barazuar 2-2 me fitore. Kampioni vendoset të premten në sfidën e fundit

 

Florian Behlula

 

Tirana – Studenti 1-3

(14-25, 18-25, 25-23, 19-25)

Studenti: Rrashketa, Çali, Damaynov, Vuldiev, Kono, Gorenxa, Kasa, Memia, Qeraxhija, Malaj, Martiro

Trajner: Y. Tomorri

Tirana: Ferhati, G. Lundra, Rama, Ndoni, A. Lundra, Pepa, Batalli, Kupi, Xhabrahimi, Medenica, Kola, Stepashkin

Trajner: A. Sako

 

Kampioni i Shqipërisë në volejboll për meshkuj do të vendoset në ndeshjen e pestë. Studenti fitoi 3-1 me sete ndaj Tiranës, në takimin e katërt me rezultatin 25-14, 25-18, 23-25 dhe 25-19. duke dominuar këtë përballje e duke i dhënë vetes luajtjen e takimit përfundimtar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Finalja e katërt në “Fahrie Hoti” nisi me një interesim të jashtëzakonshëm të tifozëve të Tiranës, që kërkonin fitoren e titullit kampion me suksesin në ndeshjet e katërt, por gjeti përballë një Student të organizuar mirë, në ndryshim nga ndeshja e tretë. Skuadra e Ylli Tomorrit e nisi në mënyrë fantastike ndeshjen, duke fituar pa shumë probleme, sidomos në setin e parë kur rezistenca e Tiranës ishte pothuajse inekzisetente. Shifrat në këtë set ishin në favor të Studentit 25-14, ndërkohë që nuk ndryshoi shumë dhe në setin e dytë ku sërish loja e Studentit ishte superiore, me Tiranën që megjithatë qëndroi pak më shumë në lojë, duke humbur 18-25. Me vetëm 32 pikë të shënuara në dy setet e para, një reagim i bardhebluve dukej i vështirë, megjithatë ekipi Tiranës arriti të ndryshojë lojën në setin e tretë, duke siguruar menjëherë një shkëputje 4-1. Rezultati vazhdoi të thellohej dhe me të tej, me Tiranën që kryesoi deri në 19-13. Studenti u afrua deri në 21-19, por Tirana u shkëput sërish në +4, përpara se dy gabime të Tiranës të çonin rezultatin në 23-21. Gjithsesi një ngecje e topit i dha Tiranës një setpoint, që bardheblutë nuk e shfrytëzuan. Gjithsesi Tirana arriti ta fitojë këtë set 25-23. Në setin e katërt, Studenti u rikthye sërish te loja më e mirë dhe e mbylli pa shumë probleme setin 25-19 duke çuar në 2-2 serinë e duke shtyrë përcaktimin e titullit për ndeshjen e të premtes.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.