VIDEO | Stuani nuk ndalet, Hueska rikthehet te pika

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Hueskës dhe Zhironës. Vendasit rikthehen të marrin pikë pas katër humbjeve radhazi në kampionat, ndërsa Zhirona vazhdon të jetë e pamposhtur në transfertë.

Dy penallti vendosën sfidën e drekës në La Liga. Stuani kaloi Zhironën në avantazh në minutën e 37-të dhe sulmuesi uruguaian ngjitet në kuotën e gjashtë golave, vetëm një më pak se Andre Silva i Seviljes, i cili kryeson renditjen e golashënuesve me shtatë gola.

Vendasit reaguan dhe arritën të gjenin golin e barazimit në pjesën e dytë. Kapiteni Merelo u tregua i saktë nga pika e penalltisë dhe barazoi rezultatin në minutën e 72-të. Ndeshja nuk pati më gola dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë.

Hueska renditet në vendin e tretë nga fundi me pesë pikë pas javës së shtatë, ndërsa Zhirona ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, duke u renditur përkohësisht në vendin e nëntë.

Hueska – Zhirona 1-1
(Merelo (pen) 72′ / Stuani (pen) 37′)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *