Strategjia e titullit, Gjici: Ua them unë si e marrim trofeun, ja problemi i Partizanit!

0

Kukësi kërkon titullin kampion dhe presidenti Safet Gjici e ka të qartë strategjinë për të arritur tek ai. I ftuar në emisionin “Pressing”, të drejtuar nga Gerti Çarçani, që transmetohet në ABC News, kreu i klubit verilindor tregon se do ndjekin shembullin e Skënderbeut në vitet e shkuara.

“Në fakt ne kemi zgjedhur një strategji që e zgjodhi Skënderbeu disa vite, që lejonte të çanin erën të tjerët dhe pastaj nga shkurti dilte në vend të parë. Besoj se sivjet ndoshta kjo mund të jetë një nga formulat tona. Formulë fituese? Po, patjetër. Gjithsesi kampionati është i fortë, është konkurrues, të gjitha ekipet janë pranë dhe janë përforcuar. Po shikojmë që po përforcohet Partizanit, edhe Teuta e ekipet e tjera. Duhet t’ia lëmë kohës dhe fushës, edhe ne jemi përforcuar shumë. Fusha do tregojë kush ka gjunjë më shumë deri në fund. Ai do fitojë kampionatin”.

RUAJTJA E VENDIT TË PARË – “Më e vështirë është ta mbash vendin e parë. Skënderbeu nuk është dorëzuar, duhet të pranojmë që ata kanë eksperiencë të jashtëzakonshme në futboll. Presidenti Takaj tani po bën skemat se si të arrijë prapë majat. Nuk e neglizhoj këtë. Ai është lojtar i vjetër, e njoh mirë. Nuk dorëzohet kollaj. Ata e kanë eksperiencën, kanë fituar shumë tituj, kanë kaluar ture dhe dy herë kanë qenë në grupe. Nuk besoj se Skënderbeu do dorëzohet kaq lehtë. Ne do ta shohim në vazhdim”.

“Partizani është i pari dhe me meritë. Besoj se lojtarët e Partizanit do e ndjejnë atë presionin siç e ka pasur para disa vitesh Kukësi, që shkonte afër titullit dhe nga presioni ishim larg asaj që donim. Merrnim rezultate pozitive dhe pastaj kalonte Skënderbeu që kishte eksperiencën duke dalë disa herë kampion. Kukësi, Partizani, Skënderbeu, Teuta dhe pse edhe ekipet e tjera, do jenë pretendentë. Të gjithë duan titullin. Do shikojmë afrimet e bëra nga të gjitha ekipet. Këto dy faza janë më të vështirë, konkurrenca shtohet, vështirësitë dhe presioni po ashtu. Do fitoja ekipi që do ketë qetësinë dhe eksperiencë. E thashë edhe më parë, ai që do ketë gjunjë deri në fund”.

Titulli? Në radhë të parë do vendosë cilësia e lojtarëve dhe e lojës. Nëse menaxhohet mirë presioni, fitohet titulli kampion. Me ekipet që kemi në dy fazat e para, e dimë ku kanë çaluar të gjithë. Nëse rregullohen në merkato, kuptohet do ketë tjetër lojë dhe rezultate. Blerjet që kemi bërë ne mendojmë se janë më të mira. Edhe ai që ka marrë Partizani (e ka për sulmuesi Kuameh Karikari, që nuk është ende i konfirmuar) është i huaj dhe i duhet kohë të përshtatet. Ne i kemi bërë brenda për brenda kampionatit dhe besoj se do përshtaten më lehtë. Do i shikojmë, atë janë lojtarë që kanë bërë diferencën. Kampionati do jetë i fortë”.

NDESHJET JASHTË – “Po të luanim brenda do të ishim në vend të parë dhe me diferencë pikësh më të madhe se sa është Partizani sot me ne. Por puna e stadiumit është kjo që është. Do sforcohemi dhe do ta bëjmë stadiumin”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.