Strategjia e Solskjaer, thyen kasafortën për talentin francez

Junajtid ka filluar të mendojë për mbrojtjen. Ky repart futi shumë ujë këtë sezon dhe kjo merkato duhet të shërbejë patjetër për ta përmirësuar. Solskjaer duket se po ndjek një politikë të ndryshme nga klubet e tjera të mëdha. Anglezët po kërkojnë të ndërtojnë një klub me lojtarë të rinj me shumë persektivë.
Yjet e mëdhenj duket se janë jashtë mendimeve të drejtuesve nga “Old Trafford”. Pas ardhjes së një djaloshi si Daniel Xhejms, Solskjaer dëshiron të sjellë një tjetër talent. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Uest Hemit, Isa Diop.

22-vjeçari vlerësohet shumë në vendin e tij dhe jo vetëm. Junajtid dëshiron me patjetër shërbimet e tij dhe sipas “Sky Sport”, është gati të shpenzojë plot 45 milionë paund plus një lojtar për të bindur Uest Hemin të lërë të lirë yllin francez. Diop ka luajtur 33 ndeshje këtë sezon në Premier Ligë, duke qenë një titullar i padiskutueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *