Strategji e ultrasve të Korabit për sezonin e ri

0

 

Bashkia e Dibrës dhe klubi i Korabit kanë nisur përgatitjet për grumbullimin e ekipit dhe fazën e seleksionimit të lojtarëve, që do të veshin fanellën e këtij ekipi në Superiore. Sakaq, ultrasit dibranë po mendojnë që tani se cilat do të jenë masat, që ata do të marrin për ta mbështetur ekipin gjatë sezonit të ardhshëm. Kampionati për Korabin ka specifikat e veta. Skuadra është ndëshkuar nga komisionet e Federatës Shqiptare të Futbollit për t’i luajtur ndeshjet larg qytetit verilindor, madje pa praninë e tifozëve. Pra, çdo javë Korabi luan me ekipet më të mira të futbollit, por jo në stadiumin e Peshkopisë.

Drejtues të shoqatës së tifozëve shprehen se janë në pritje të donatorëve, që do të marrin përsipër udhëtimin e tyre nga Peshkopia drejt qyteteve, ku do të luajë Korabi. “Dëshira jonë është ta mbështesim fort ekipin. Ne duam që Korabi të rezistojë dhe të qëndrojë në Superiore. Ne do të jemi pranë ekipit në çdo ndeshje. Normale do të ishte që biznesmenë të njohur të na ndihmojnë për transportin e tifozëve. Bashkia të sigurojë paratë për lojtarët dhe stafin drejtues. Klubi të gjejë lojtarë të mirë dhe trajnerë me eksperiencë. Ne bëjmë tonën, mbështesim skuadrën”, – thanë ultrasit e Korabit.

ALBI LALA

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image