Stramaçoni 18 pikë larg kreut, tifozët i dhurojnë një… biletë për në Itali

0

Sparta e Pragës është klubi më i madh në Çeki, por këtë sezon po dështon. Pas vetëm 16 javësh në kampionat, ka mbetur 18 pikë larg Plzenit kryesues, që e ka vrarë kampionatin, me 15 fitore e 1 barazim.

Në drejtimin e Spartës, që është e pesta në renditje, është Andra Stramaçoni, i cili pak vite më parë drejtoi edhe Interin në Itali, pa lënë gjurmë. Edhe në Pragë po i ecën ters, sepse tifozët i kanë bërë dalje me kohë dhe para dy muajsh i nxorrën edhe një parullë gjigante “Arrivederci”.

Të premten erdhi mesazhi i radhës: 10 tifozë, përfaqësues të grupimit ultras, e takuan Stramaçonin dhe i bënë dhuratë: një fanellë speciale dhe një biletë avioni, vetëm vajtje, për në Itali.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image