Strakosha vs Donaruma, baby portierët në duel!

0

Gardiani i Lacios ka fituar duelin e moshës: është 4 vjet më “veteran”. Por, 10 centimetra dhe 10-fishi i rrogës së Xhixhos e lënë mbrapa në aspekte të tjera

Afron supersfida mes Lacios dhe Milanit, teksa do të jetë edhe një sfidë brenda sfidës: ajo e portave. Ndërsa 20 futbollistë do të lëvizin në fushë, dy do të qëndrojnë në portë, duke mundësua mospësimet e golave: nga një anë Thomas Strakosha, në tjetrën Xhanluixhi Donaruma. Të rinj dhe me prespektivë.

E ndërsa portieri shqiptar nuk është në nivelet e atij të Italisë, ndoshta në të ardhmen mund të bëhet. Duke u ndalur në specifikë, Strakosha, deri tani, ka koleksionuar 8 pritje të rëndësishme në 28 ndeshje, ndërsa pritet që këtë sezon të vijë kurorëzimi, pasi në atë vjet sërish kishte disa pasiguri.

Kristian Panuçi preferoi Berishën për dy ndeshjet eliminatore, ndryshe nga sa kishte bërë De Biazi përpara se të largohej. Strakosha, megjithatë, ruan qetësinë dhe vazhdon të përgatitet.

 

E ndërsa te Lacio e konsiderojnë si një pikë force dhe e ardhmja e portës, duke e konsideruar numër “1”, ish portieri Ielpo, në një intervistë të dhënë dje tha se “është portier i mirë, por jo klasi, siç është Donaruma. Ndoshta një ditë do të bëhet, por s’më lë këtë përshtypje. Por, duhet të shohim edhe shembullin Markexhiani, që e nisi i nënvlerësuar, por më pas e dimë të gjithë se kush u  bë”.

Në anën tjetër të portës, Donaruma, që ka fituar sfidat e para: rinovimi miliarder i kontratës (fiton dhjetëfish më shumë se sa Strakosha), aq sa janë edhe centimetrat diferencë mes të dyve. Vetëm 18-vjeç, pra 4 vjet më i vogël se Strakosha, Donaruma që tani ka treguar numra kampioni dhe rinovimi i kontratës ishte më i lodhshmi i parë ndonjëherë në merkaton e verës. Jo vetëm kaq, por presioni nuk është diçka që e tremb.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image