Strakosha siguri, Lacio fluturon

0

Lacio kthehet në vendin e katërt në Serinë A, falë fitores së bukur arritur sot ndaj Torinos. Një ndeshje e vuajtur, sepse Torino luftoi deri në fund dhe pas golit të Imobiles në minutën e 56-të, Maksi Lopez ekuilibroi gjithçka në minutën e 72-të. Megjithatë, Keita me një supergol në minutën e 87-të theu miqtë me një supergol dhe Felipe Anderson shtoi edhe një gol në shtesë.

Ndërkaq, Thomas Strakosha vazhdon që të befasojë dita ditës dhe tashmë s’është më një bast, por garanci. Portieri kuqezi, që duket se po bind De Biazin gjithmonë e më shumë për t’i dhënë mundësi titullari në “Barbera”, dje ka qenë perfekt ndaj Torinos, në suksesin 3-1 të Lacios, që vazhdon të mbahet fort pas Europës dhe të mos lëshojë terren. Edhe në golin e pësuar Strakosha nuk pati faj, ndërkohë që më herët kreu një pritje të shkëlqyer ndaj Benasit. Te Torino Ajeti ka qëndruar në stol për 90 minuta dhe zor se do të luajë më këtë sezon në formacion.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here