Strakosha shmang frakturën, Inzagi ende në pritje

Thomas Strakosha pësoi një lëndim në shpatull pas një përplasje me Edin Xhekon në minutat e fundit të derbit kundër Romës. Futbollisti shqiptar ndjeu dhimbje të forta në shpatull dhe te Lacio i frikësuan për ndonjë frakturë që do ta linte portierin minimumi 3 javë jashtë.

Së fundmi mediet italiane raportojnë se doktorët kanë përjashtuar mundësinë e frakturës. Strakosha ka pësuar një goditje të fortë dhe tani trajneri Simone Inzagi po pret me ankth uljen e dhimbjeve në shpatullën e gardianit 23-vjeçar.

Lacio ka këtë fundjavë një trasfertë tejet të vështirë në Firence, ku vetëm fitorja i bën punë, pasi “shqiponjat” kërkojnë medoemos vendin  e katërt që i çon në Champions. Në rast se Strakosha s’do të jetë i gatshëm, trajneri Inzagi do të fusë nga minuta e parë portierin 35-vjeçar Silvio Proto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *