Strakosha: Nuk fitojmë dot kundër të mëdhave, s’merrem me arbitrin

Thomas Strakosha foli për “Lazio Style Channel” pak minuta pas ndeshjes ndaj Napolit, ku skuadra e “gardianit” shqiptar u mund me rezultatin 2 – 1. Portieri shqiptar e pranoi se skuadra e tij po zhgënjen ndaj ekipeve të pjesës së sipërme të tabelës dhe për këtë duhet një zgjidhje.

“Është një humbje që na dhemb shumë, por nuk duhet të merremi me arbitrin për rastin e kartonit të kuq. Nuk mundemi të fitojmë kundër ekipeve të mëdha, duhet ta kuptojmë pse ndodh e të reagojmë”.

“Jemi një ekip i fortë dhe e kemi treguar disa herë këtë gjë. Na duhet të mbrohemi më mirë, edhe pse gabime janë pjesë e futbollit, duhet ti minimizojmë. Juventus? Duhet të jemi të qetë ndaj tyre. S’duhet të ndryshojmë strategji ndaj tyre. Do të punojmë fort ashtu siç kemi bërë gjithmonë”, tha Strakosha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *